KryesoreLajme

Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pula për marrjen e postit të presidentes.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka presidenten, por edhe ligjin me ndryshime për Dhomat Specializuara, duke shtuar se do të punojnë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

Kurti tutje ka falënderuar edhe deputetët që kanë marrë pjesë në votimin e presidentes, e po ashtu edhe kryetarin e PDK-së,  Bedri Hamza për pranimin e propozimit. 

Lexo më shumë  Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen

“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për.

YouTube player