Bota

Mbledhja urgjente e kabinetit nga Rishi Sunak, Britania shkon në zgjedhje të parakoshme më 4 korrik

Rishi Sunak do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, raporton Sky News.

Kryeministri i Britanisë dhe lideri i konservatorëve Rishi Sunak më herët pretendoi se në gjysmën e dytë të vitit 2024 do të zhvillohen zgjedhje kombëtare në Britani, duke folur në parlamentin britanik dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të përsëritura.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Gjithashtu, numri 10 refuzoi të përjashtonte një zgjedhje të përgjithshme të parakohshme kur Rishi Sunak sot mirëpriti rënien e inflacionit dhe tha se kishte “ditë më të mira” përpara.

Megjithatë, sot (22/5) është dita e fundit që mund të shpallen zgjedhjet.

Kujtohet se Lord Cameron u largua me shpejt nga vizita e tij në Shqipëri për t’u kthyer në mbledhjen e kabinetit ndërsa Jeremy Hunt anuloi një dalje në ITV sonte.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Daily Mail thekson se Sunak do të bëjë një njoftim zyrtar gjatë ditës.

Rruga Press

YouTube player