Lajme

 ‘5D’, inceneratorët dhe një transfertë miliona euroshe, Erion Veliaj zyrtarisht nën hetim

SPAK nis hetimet për pasurinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj, bashkëshortes Arjola Xoxe dhe vëllait të tij Arbër Veliaj. Të martën, SYRI publikoi ekskluzivisht kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dërguar bankave për informacion, ndërsa në sitën e këtij verifikimi është edhe informacioni i kërkuar nga institucionet e tjera. Erjon Veliaj akuzohet për aferën e Inceneratorëve, dosjen ‘5 D’ por edhe për një tjetër rast, të një transferte miliona euro nga jashtë vendit.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke u hetuar për pasurinë. Përveç faktit se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacioneve nga transferta e numra llogarish të bankave të nivelit të dytë, për të cilën Syri Televizion publikoi ekskluzivisht të martën shkresën zyrtare, kërkesa të ngjashme për Erion Veliajn, të vëllain Arbër Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe nënën e tij, janë dërguar edhe në institucione të tjera financiare e shtetërore.

Ndërkohë që përveç veprimeve hetimore për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen ‘5 D’, burime të besueshme konfirmuan se SPAK ka rënë në gjurmët e një transfertë miliona euroshe kryer nga një vend i Bashkimit Europian.

Lexo më shumë  Në QKUK nis dhënia e terapisë për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV

Lidhur me pasurinë, mosdeklarimin ose deklarimin e rremë të saj, SPAK ka regjistruar procedim pena, dhe interesimit pranë kësaj strukture që pati Syri Televizion, nuk mori një përgjigje zyrtare, ndërkohë, referuar burimeve të besueshme, konfirmohen veprimet intensive që po kryhen.

Por nga ana tjetër, nuk specifikohet nëse ka nisur kryesisht apo referuar ndonjë kallëzimi penal, apo për emrin me të cilin është regjistruar procedimi. Së shpejti organi i Procedurës Penale, pret informacione rreth kërkesave të saj mbi veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit, për Veliajn dhe familjarët e tij

NËN HETIM PASUROR

Shtetasi Erion Veliaj, i biri i Luan dhe i Shqiponjë, lindur në Tiranë.

Shtetasja Ajola Xoxa, e bija e Arben dhe Valbona e lindur në Tiranë.

Shtetasi Arbër Veliaj, i biri i Luan dhe Shqiponjë, lindur në Tiranë.

Shtetasja Shqiponjë Veliaj, e bija e Maliq dhe e Fare, lindur në Vlorë.

Informacioni që kërkon SPAK do të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, duke specifikuar numrat e llogarive, datën e çeljes së llogarive apo depozitave, personin dhe dokumentet e përdorura…. 

Lexo më shumë  E konfirmon Hajrulla Çeku, punimet në “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit

‘Nëse rezulton se nga këta shtetas është marrë kredi, atëherë të dërgohet një kopje e të gjithë praktikës duke përfshirë dokumentacionin e dorëzuar në momentin e për kredi dhe informacion i detajuar mbi shlyerjet e kredisë’, thuhet në kërkesën e prokurorit Ols Dado drejtuar bankave.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është akuzuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, ndërsa emisioni Plug në Syri tv ka zbuluar se Erion Veliaj ka qenë kontrolluesi direkt i pronarëve në letra të inceneratorit të kryeqytetit. Pak javë më parë, Erion Veliaj u thirr në SPAK ku dëshmoi për mbi 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit, ndërkohë që në fazën paraprake të hetimeve ai u amnistua nga SPAK lidhur me dosjen ‘5D’. POr nga ana tjetër, edhe për këtë të fundit ka patur veprime së fundmi, në Bashki dhe Ujësjellës, ku janë kërkuar hollësi mbi zbatimin e projekteve që u fituan nga 3 drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë e tyre ‘5D’.

Rruga Press

YouTube player