KryesoreLajme

Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka thënë se është çmenduri të ndalohet progresi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. 

Kur sot mblidhet Komiteti i Ministrave të KiE-së ku Kosova nuk është në agjendë, Knaus ka theksuar se ministrat e jashtëm duhet të caktojnë një datë për takim të jashtëzakonshëm për Kosovën. 

“Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet ta caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda javësh, që të votohet për aplikimin e Kosovës sapo të ecë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo do t’i çonte sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është e qëndrueshme dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, ka shkruar ai në platformën X. 

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Knaus e ka quajtur “fatale për ministrat e jashtëm” nëse sot, 17 maj, injorojnë “formulën e Ahtisaarit për paqe, rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar ai duke shtuar aty edhe propozimin e Qeverisë së Kosovës – për të cilin ka thënë se është shumë i mirë – për çështjen e Asociacionit të lidhur me anëtarësimin në Këshill. 

“Dhe të përfundojë në vend të kësaj me: Serbia mund t’i vë veto progresit të Kosovës. Duhet të pajtohet me atë se si Asociacioni do të themelohet, por që nuk do ta bëjë”, ka thënë ai. 

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të enjten e ka dorëzuar në Këshillin e Evropës një letër me zotimin se Kosova merr përgjegjësinë që të hartojë dokumentin e formimit të Asociacionit, e që atë ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. 

Pas votimit në Asamblenë Parlamentare, Kosovës i është kërkuar dërgimi i draftstatutit të Bashkimit Evropian në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. Një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti duke thënë se procesi i anëtarësimit në KiE nuk duhet të përzihet me atë të dialogut.

YouTube player