Lajme

“Serbia shkeli Marrëveshjen për lëvizjen e lirë” – Hovenieri bie dakort me BE-në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për, siç ka thënë ai, një sërë çështjesh. Megjithatë, ka thënë se në veçanti kanë diskutuar për mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq, nga Serbia. 

Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin e Jankoviqit në kufi të mërkurën, teksa është shprehur se shpreson në lirim sa më të shpejtë. 

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Jemi të shqetësuar sepse është dikush që e njohim për shumë vjet, që ka investuar kohë dhe energji në Polici”, ka thënë ai, duke shtuar se Jankoviqi ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e serbëve të Kosovës, si dhe në ofrimin e sigurisë për objektet e trashëgimisë kulturore. 

I pyetur për përgjigjen e SHBA-së ndaj veprimit të Serbisë, Hovenier ka thënë se mbështet qëndrimin e BE-së. 

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player