KryesoreLajme

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë.

“Gjatë ditës së djeshme është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i PK-së, Dejan Jankoviq. Dhjetë pjesëtarë të policisë janë ndaluar pesë janë liruar mbrëmë kurse 4 sot, dhe zv.drejtori vazhdon të jetë i arrestuar. Ai është dërguar dje në Rashkë për tu marrë në pyetje . Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orësh me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, ka thënë Sveçla.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Ai tutje shtoi se kjo akuzë është përmendur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës që pati ditë më parë në njësitin ushtarak “Kobra”.

“Me arrestimin e zëvendësdrejtorit Jankoviq, Vuçiqi dëshiron të dërgoj mesazh frike për serbët e Kosovës që janë të integruar ose do të integrohen në Policinë e Kosovës”, tha Sveçla.

Ministri kërkoi lirimin e menjëhershëm të zv.drejtorit Jankoviq dhe qytetarëve tjerë që po mbahen nga Serbia.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor

“Ka edhe qytetar që po mbahen të arrestuar, dhe kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm dhe kthimin e tyre në Kosovë. Ky veprim i Serbisë kërkon ndëshkim nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

YouTube player