Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, së paku 70 të plagosur, mes tyre edhe gazetarë
Të paktën 70 persona u plagosën në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve Al Nuseirat në Gaza qendrore, mes tyre dy gazetarë nga Aljazeera. Forcat izraelite sulmuan pjesën veriore të kampit, i cili është goditur nga predha artilerie.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Hamasit, rreth 90 për qind e civilëve të Gazës janë zhvendosur me forcë në jug për shkak të bombardimeve izraelite.
Hamasi thekson se që nga 7 tetori i vitit të kaluar, në luftën në Gaza janë vrarë 33.545 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe se më shumë se 76.000 njerëz janë plagosur.
Rruga Press