Bota

Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, së paku 70 të plagosur, mes tyre edhe gazetarë

Të paktën 70 persona u plagosën në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve Al Nuseirat në Gaza qendrore, mes tyre dy gazetarë nga Aljazeera. Forcat izraelite sulmuan pjesën veriore të kampit, i cili është goditur nga predha artilerie.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Hamasit, rreth 90 për qind e civilëve të Gazës janë zhvendosur me forcë në jug për shkak të bombardimeve izraelite.

Lexo më shumë  Luftanija ruse hap zjarr paralajmërues mbi helikopterin gjerman në Detin Baltik

Hamasi thekson se që nga 7 tetori i vitit të kaluar, në luftën në Gaza janë vrarë 33.545 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe se më shumë se 76.000 njerëz janë plagosur.

Rruga Press

YouTube player