Bota

SHBA: Të zhbllokohen asetet e konfiskuara ruse dhe të përdoren për rindërtimin e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kërkojnë zhbllokimin e aseteve ruse të konfiskuar dhe përdorimin e tyre në rindërtimin e Ukrainës.

Duke folur në një takim të ministrave të financave të G20 në Brazil, Sekretarja e Thesarit të SHBA-së Janet Yellen u ka bërë thirrje liderëve botërorë se vendosja në dispozicion të këtyre aseteve, prej pothuajse 300 miliardë dollarë, është e nevojshme dhe urgjente për Kievin.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Unë besoj se ka një ligj të fortë ndërkombëtar, çështje ekonomike dhe morale për të ecur përpara dhe kjo do të ishte një përgjigje vendimtare ndaj kërcënimit të paprecedentë të Rusisë ndaj stabilitetit global”, shtoi ajo.

Edhe përfaqësuesja e Kanadasë në takim ka ndjekur të njëjtën linjë.

Ky propozim është në të njëjtën linjë që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë në Parlamentit Evropian në rolin e reporterit të Këshillit të Evropës, rezolutë e cila është miratuar unanimisht.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Qindra miliarda euro prona të huaja ruse u ngrinë në vazhdën e pushtimit të Moskës në Ukrainë në vitin 2022 dhe kanë mbetur të paprekura që atëherë.

YouTube player