Bota

E veja e Navalnyt në PE:Putin duhet të përgjigjet për atë që i bëri bashkëshortit tim

E veja e kundërshtarit të Putinit, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, i është drejtuar sot sot Parlamentit Europian.

Ajo ka deklaruar në PE se hetimet financiare në vend të metodave diplomatike do të jenë çelësi i luftimit të “kësaj bande kriminale”.

Ajo thotë se “dhjetëra miliona rusë” janë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ata nuk duhet të persekutohen.

Navalanaya shton se Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë Rusisë, Ukrainës dhe burrit të saj.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

“Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë vendit tim. Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj, paqësor. Dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexeit”, tha ajo.

Duke përfunduar me homazhe për Navalnyn, ajo shton: “Burri im nuk do të shohë kurrë se si do të duket Rusia e bukur e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Dhe unë do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet, se e keqja do të bjerë, dhe kjo e ardhme e bukur do të vijë.”

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Rruga Press

YouTube player