KryesoreLajme

Fermerët në Shqipëri kundër ‘Ballkanit të Hapur’: Po na shkatërron prodhimi nga Serbia

Fermerët në zonën e Korçës vazhdojnë të ankohen se po falimentojnë për shkak të nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.

Duke folur për mediat, fermerët thonë se malli vjen nga Serbia me çmim shumë të ulët për shkak të referencave.

“Unë kam 15 dynym mollë, më përpara kam pasur 40 dynym mollë. Ngaqë është ulur çmimi i mallit, na mbetet mall pa shitur.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Çmimet e plehrave dhe ilaçeve janë rritur shumë.

Efektin nuk e bëjnë se janë të skaduara dhe ja ku i kam prerë mollët.

Ja ku e kam prerë parcelën me mollë dhe po diskutoj se me çfarë do e mbjell, me ndonjë fasule apo grurë sa për të ngrënë bukë.

Këtë vit ka pasur treg për mollën, por na konkurron Serbia, si u bëmë motër dhe vëlla me Serbinë. Vijnë me çmim më të ulët nga andej për shkak të doganës, se andej shteti në Serbi i subvencionon shteti. Ne nuk marrim dot as atë që hedhim,” tha një nga fermerët.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Kur u pyet se çfarë ndihme u vjen nga qeveria shqiptare, fermeri qeshi duke thënë se qeveria po vjedh edhe ndihmat e BE-së për fermerët.

Rruga Press

YouTube player