KryesoreLajme

 Qytetarë dhe shoqëria civile në protestë para Kuvendit kundër shkatërrimit me ligj të zonave të mbrojtura

Jashtë ambienteve të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura.

Me banderolë në duar me mbishkrimin “mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.

“Nesër nuk do të ketë më bregdet pasi do të jetë pronë private e disa individëve dhe do të kërkojnë shuma marramëndëse parash që ta shijoni natyrën tuaj, që fëmijët tuaj të luajnë ashtu si keni luajtur ju.

Kjo është një masë që shkatërron të ardhmen e kombit, ajo i përket të gjithëve.”- u shpreh një nga protestuesit në fjalën e tij.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet.

Rruga Press

YouTube player