Lajme

Abrashi: Ligji për Specialen asnjëherë në rrezik, i ka 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka cilësuar të pakuptueshme kushtëzimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Abrashi ka thënë se LVV-ja asnjëherë nuk e ka lidhur çështjen e presidentit me votimin e ligjit.

“Kurrë ne nuk e kemi lidhur çështjen e presidentit me votimin e ligjit”, ka deklaruar Abrashi.

Sipas tij, çështja e presidentit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja dhe afati për zgjedhjen e tij ka ardhur si rezultat i këtij procesi.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

“Vetë PDK e dërgoi në Kushtetuese çështjen e presidentit dhe data na erdhi si na erdhi”, ka thënë ai.

Abrashi ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara nuk ka qenë në rrezik dhe si dëshmi për këtë ka përmendur votimin e sotëm, ku projektligji mori 90 vota.

“Ligji asnjëherë nuk ka qenë në rrezik, e pamë sot se ligji i mori 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota”, është shprehur Abrashi.

Lexo më shumë  Korçë/ Pedagogë dhe studentë bojkotojnë mësimin në mbështetje të protestave

Deputeti i LVV-së ka akuzuar PDK-në se po i manipulon ndjenjat e qytetarëve lidhur me këtë çështje.

“Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në apel kërkon angazhim institucional”, ka deklaruar Abrashi

Rruga Press

YouTube player