Dhuna barbare ndaj politikanit serb, Konjuca: U rrah se njohu sovrantitetin e Kosovës! Terri mediatik i Serbisë i frikshëm, duan të eliminojnë pajtimin e drejtë politik
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca reagoi sot pasi në Serbi u rrah politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, i cili vitin e kaluar ishte për vizitë në Kosovë.
Sanduloviq u rrah ditë më parë në Serbi pas kishte publikuar një video duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.
Konjufca e ka dënuar ashpër aktin barbar ndaj politikanit serb. Ai u shpreh se u shpreh se ky rast evidentoi terrin mediatik në Serbi ku nuk është transmetar thuajse asgjë për këtë ngjarje makabre.
“Nga raportimet e mediave dhe deklarimet e familjarëve dhe avokatit mësuam se z. Sanduloviq, i marrë nga policia e shërbimit sekret serb, është mbajtur dhe rrahur nga persona zyrtarë të këtij institucioni shtetëror, e më pas i është bastisur apartamenti.
Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar”, shkruan Konjufca.
Konjufca shton se përpjekja për të trembur politikanin serb por edhe çdo person që ka këtë qasje pozitive karshi dialogut dhe së drejtës dënohet në Serbi, pasi duan që konfliktin dhe tensionet t’i mbajnë sa më të ndezura dhe të shtypin çdo mundësi pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë.
“Duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë z. Sanduloviq, e duke uruar që ai të dalë edhe më i vendosur nga ky sulm i rëndë, i bëj thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona.
Demokracia matet me elementet brendashtetërore, por edhe me krahasimet me vendet ku ajo tashmë është etabluar rrënjësisht. E në këtë kuptim, reagimi i vendeve demokratike kundrejt këtij akti të rëndë është tepër përcaktues”, shkruan kryetari i Kuvendit.
Rruga Press