KryesoreLajme

Shaip Kamberi: Albin Kurti nuk e solli përçarjen, e gjeti në Luginë të Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se në Luginë të Preshevës nuk ka asnjë gjykatës e prokuror shqiptar. Ai thekson se pozita e shqiptarëve në të tri komunat duhet të përmirësohet me ligj, për çka edhe premton se do të jetë zë i tyre. Teksa komenton raportet me institucionet vendore, ai shprehet se pa ndihmën e Kosovës e Shqipërisë e kanë të vështirë të mbijetojnë nga diskriminimi. Sipas tij, Albin Kurti nuk e solli përçarjen në Luginë, por që lufta politike ka nisur kohë më parë.

“Vetëvrasje për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, e quan Kamberi tendencën për luftë politike me institucionet e Kosovës.

Në intervistën për KosovaPress, ai shpreh kundërshtinë për deklarimet e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, e që ky i fundit kishte thënë se kryeministri Kurti ka përçarë Luginën.

Lexo më shumë  Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, asimilohet brezi i dytë

Gjatë vitit të kaluar, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për keqpërdorim të mjeteve të qeverisë nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvend të Serbisë thotë se do të ishte më i lumtur që të ketë padi ndaj Beogradit diskriminues.

Sulmi terrorist serb i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kamberi thekson se ka ndikuar edhe në Luginë të Preshevës. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk e ka fokusin e duhur në tri komunat me shumicë shqiptare.

Si deputeti i vetëm shqiptar i rizgjedhur më 17 dhjetor të vitit të kaluar, ai zotohet për angazhim maksimal për të drejtat e shqiptarëve. Tregon edhe pse shqiptarët garuan në dy lista të ndara për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Lexo më shumë  Pishë Poro–Nartë po betonizohet mes zonës së mbrojtur dhe heshtjes institucionale

Ai shton se koncepti elementar i listës, në të cilën ka qenë bartës, është për integrim në institucione të shtetit.

Edhe në këtë mandat si përfaqësues i qytetarëve të Luginës së Preshevës thotë se do të vazhdojë me iniciativat ligjore, që për qëllim kanë eliminimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Ai shprehet se sfida kryesore në këtë mandat si deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë do të jetë luftimi i qasjes diskriminuese të Beogradit. Po ashtu, konsideron se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, nëse kjo e fundit  vazhdon me diskriminimin e saj ndaj shqiptarëve të Luginës.

YouTube player