Lajme

Sanduloviqi u arrestua për nxitje të urrejtjes, fletarresti bazohet në deklaratat e tij pro Kosovës

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit Nikola Sanduloviq në Serbi, ka publikuar vendimin për arrestimin e tij e lëshuar nga autoritetet serbe.

Në vendim thuhet se jepet urdhri për arrestim për Sanduloviqin i cili, siç shkruhet në të, akuzohet për kryerje të veprës penale të urrejtjes kombëtare, racore e fetare, dhe intolerancës.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari Nikola Sanduloviq ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, dhe impotencës, në atë mënyrë që përmes rrjetit social X publikoi një përmbajtje në formë të videos ku bën homazhe te varret në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz”, thuhet në arsyetim.

Lexo më shumë  Haxhiu vlerëson mbështetjen suedeze për auditimin

Më tej, është vendosur edhe postimi i Sanduloviqit ku thoshte: “Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptarë, anëtarët e familjes Jashari, në Prekaz”.

Ndërkohë, theksohet edhe pjesa ku Sanduloviqi kërkon falje për krimet e luftës që kreu Serbia mbi shqiptarët e Kosovës, e jepet sërish pretendimi se serbët nuk i kryen ato krime.

Lexo më shumë  Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec

Rruga Press

YouTube player