Bota

Pas sulmeve të fundit ruse, vendoset të mbahet takimi i Këshillit NATO-Ukrainë

10 janari është përzgjedhur si dita kur do të zhvillohet takimi i Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel. Takimi vjen me kerkësë të Kievit pas sulmeve të fundit me raketa e dronë rusë dhe do të mbahet në nivel ambasadorësh. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s @jensstoltenberg do të thërrasë një takim të Këshillit NATO-#Ukrainë të mërkurën më 10 janar në nivel ambasadori me kërkesë të Ukrainës pas sulmeve të fundit me raketa dhe drone ruse”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X (ish Twitter).

Rusia ka nisur ditët e fundit një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës që nga pushtimi i vendit në 24 shkurt 2022. Përballë këtyre sulmeve, Kievi po kërkon më shumë mbrojtje ajrore, raketa dhe drone nga aleatët e saj perëndimorë, raporton Tass.

Lexo më shumë  Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE-ja gjatë viteve të Orbanit në pushtet

Ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara është ende e bllokuar nga Kongresi amerikan për shkak të hezitimit të ligjvënësve republikanë.

YouTube player

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra