KryesoreLajme

Kamberi reagon pas ndalimit të vizitës së Sveçlës në Luginë: Qeveria në Beograd mbetet paranojake e me urrejtje

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ndalimit të vizitës të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pavarësisht kërkesës për vizitë në Luginë, i është refuzuar nga ana e Serbisë.

Kamberi, me anë të një postimi në Facebook, e ka dënuar ashpër këtë qasje për të cilën ai thotë se është e vazhdueshme nga Qeveria në Beograd.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike. Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdueshme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës!”.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Qeveria në Beograd nuk ndryshon, thotë deputeti shqiptar dhe sipas tij, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptar.

“Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarësisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!  Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësojë askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë”, shtoi më tej ai.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen
YouTube player