Lajme

“Viti 2023, vit i zhvillimit të hovshëm sportiv”, Osmani: Sivjet investojmë në infrastrukturë

Viti 2023 po konsiderohet të ketë qenë viti me zhvillimin më të hovshëm të sportit, si për zhvillimin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Konsiderojmë që 2023-shi deri më tani është viti kyç i zhvillimit të sportit në vend për shkak se kryesisht fokusi apo mobilizimi dhe investimi ka qenë te zhvillimi i brendshëm i sportit dhe ne këtë e kemi më së shumti për nevojë tani”, thekson zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport,Daulina Osmani.

Osmani zbulon se për herë të parë parashihet kompensimi financiar i sportistëve, të cilët kanë kontribuar në kohën e okupimit.

Lexo më shumë  Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

“Ligji parasheh fuqizim të strukturës sportive, përkundër se bashkëpunimi ka ekzistuar vazhdimisht me federatat, klubet, akterët e jashtëm, mirëpo përmes ligjit sqarohet saktësisht roli, përgjegjësitë, detyrat dhe kompetencat e secilës palë, secilit akterë që është brenda sistemi tonë.”

Kritikave se MKRS-ja nuk ka bërë investime të mëdha në infrastrukturë, Osmani iu përgjigjet duke thënë se janë gjetur shumë shkelje ligjore në projektet e viteve të kaluara dhe se është dashur rregullimi i tyre. Ajo shton se 2024-ta do të jetë vit i shumë investimeve në infrastrukturën sportive.

2024-shi do të jetë vit që në Kosovë sjell pesë ngjarje ndërkombëtare të basketbollit, dhe kjo sipas Osmanit do të ndikojë në rritjen e investimeve në renovimin dhe ndërtimin e palestrave të reja.

Gjatë vitit 2023, Osmani thekson gjithashtu se përmes subvencioneve të ndryshme, për sektorin e sportit, MKRS-ja ka ndarë mbi 12 milionë euro.

Vëmendje të veçantë MKRS-ja po i kushton edhe projektit “Sporti në Shkolla”, i cili, sipas Osmanit, synon shtrirjen e aktivitetit sportiv brenda klasave në shkollat fillore dhe të mesme.

Rruga Press

YouTube player