Bota

Njëmbëdhjetë të vdekur, përfshirë sulmuesin – pamje që tregojnë panikun e krijuar nga të shtënat në qendër të Pragës

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për dhjetë të vdekur dhe të tjerë të plagosur, pas të shtënave në qendër të Pragës, Çeki.

“Sipas ekipeve të shpëtimit, 10 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është neutralizuar nga policia”, thuhet në një postim të televizionit çek.

Shërbimet e Shpëtimit Mjekësor të qytetit të Pragës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për “11 të vdekur duke përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”.

Lexo më shumë  Përparimi më i madh i ukrainasve që nga viti 2023, falë ndërprerjes së Starlinkut për forcat ruse

Ndërkohë televizioni çek ka shpërndarë pamjet e studentëve duke u evakuuar në Pragë.

Lexo më shumë  Mbreti Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij: Ligji duhet të ndjekë rrugën e vet
YouTube player