Bota

Lituani – Deri në 100 ushtarë në kufi, rriten masat e sigurisë pranë Kaliningradit

Lituania po forcon kufirin e saj me rajonin rus të Kaliningradit, si masë paraprake, njoftoi sot ministri i brendshëm lituanez, Martynas Katelynas.

Katelynas tha se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Robertas Kaunas të dërgojë ushtarë për të ndihmuar rojet kufitare.

Ai theksoi se situata në kufi është aktualisht, e qetë dhe se dërgimi i ushtarëve është një masë parandaluese.

Ministri i mbrojtjes miratoi dërgimin e ushtrisë dhe tha se deri në 100 ushtarë do të dislokohen për të ruajtur kufirin.

Lexo më shumë  JD Vance distancim nga Trumpi?

Plani është që ushtarët të qëndrojnë në zonën kufitare pranë Kaliningradit për disa javë.

Numri i ushtarëve dhe kohëzgjatja e qëndrimit mund të ndryshojnë, në varësi të zhvillimit të situatës.

Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ajo kufizohet me rajonin rus të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë, e cila është aleate e Rusisë.

Që prej sulmit rus ndaj Ukrainës, autoritetet lituaneze kanë shprehur shqetësim të veçantë për sigurinë e vendit.

Si ministri i brendshëm, edhe ministri i mbrojtjes përmendën si një nga arsyet për dërgimin e ushtarëve, incidentin në kufirin e Letonisë me Bjellorusinë.

Lexo më shumë  Serwer: Kongresi me shumicë demokrate do mbështesë më shumë Ballkanin

Sipas tyre, persona të maskuar dyshohet se tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme, një grup emigrantësh përtej kufirit.

Ministri i mbrojtjes së Lituanisë tha se arsye të tjera janë, situata e përgjithshme e sigurisë në rajon dhe disa shenja që mund të tregojnë për një mobilizim të mundshëm ushtarak të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player