Studentja: I kërkojmë Erion Veliajt mensa falas, nuk ia dalim dot
Studentja Gresimela Sula ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” ku tha se pavarësisht se në kartën e studentit ka shumë shërbime të përfshira, mungojnë disa të tjera që janë një domosdoshmëri për ta.
Ajo tha se një shërbim i domosdoshëm për të gjithë studentët që jetojnë në konvikt, do të ishte krijimi i mensave për studentët.
“Kryetari i bashkisë tha se do të shtohen shërbimet e reja. Unë shpresoj të jenë shërbime që do u vlejnë studentëv e. Mensat, për studentët që jetojnë në konvikte duhet të jenë falas. Bibliotekat dhe libraritë edhe pse ti e ke kartën e studentëve prap janë disa biblioteka ku duhet të paguash, shumë e vogël, por prap s’ka pse të jetë.
Mensa studentore nuk kemi. Tirana nuk ka. Qyteti Studenti është i pajisur me shumë mensa dhe fast-food, por janë të gjitha private, ndërsa një student duhet të paguaj diku te 1000 lekë në ditë vetëm për ushqimin.
Rruga Press