Lajme

Osmani: Kërcënimet ndaj policëve në veri vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se këto kërcënime vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale.

Ajo më tej ka deklaruar se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

“Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka thënë ajo.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Rruga Press

YouTube player