KryesoreLajme

Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik

Kryeministri Albin Kurti ka riafirmuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe paqen në rajon.

Këtë qëndrim e shprehu të enjten gjatë takimit me delegacionin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga 11 anëtarë prej 9 shteteve të ndryshme.

Sipas njoftimit të kryeministrit, në takim u diskutua për bashkëpunimin me Aleancën Veriatlantike, zhvillimin demokratik, përparimin ekonomik dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Lexo më shumë  “Mos i kurseni!” - BIRN: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve, dyshime për shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare të përdorimit të forcës

“Për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që i shërben paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës”, deklaroi Kurti.

Ai bëri të ditur se me delegacionin u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe aftësimin profesional të ushtarakëve në përputhje me politikat dhe standardet e NATO-s.

Lexo më shumë  Kurti dhe Dukaj diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
YouTube player