Lajme

30 hektarë në Suharekë i kalojnë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes

Prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish “Damperi” në Suharekë i kalon në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë FSK-së.

Vendimi është marr në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Në mbledhjen e 153 të Qeverisë, u mor vendimi që prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish ‘Damperi’ të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen me amerikanët për incidente me municione

Kësisoj dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ekonomia shqetësimi kryesor në Shqipëri! 58% e të rriturve përmendin çmimet e larta dhe pagat e ulëta