KryesoreLajme

Kërcënimet dhe frikësimet ndaj policëve të rinj serb, ambasadori Hovenier: Të papranueshme

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar gjithashtu ndaj fushatës kërcënuese që ka filluar në rrejtet sociale, kundrejt qytetarëve nga komuniteti serb të cilët u punësuan në Policinë e Kosovës.

Hovenier ka thënë se kjo që po bëhet është e papranueshme.

“Kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Siç e kam thënë edhe më parë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet të pasqyrojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027 – publikojnë foto nga lufta në Kosovë

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë.

Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Rruga Press

YouTube player