Lajme

Sëmuret zv.ministrja e shëndetësisë, qeveria i paguan shpenzimet e spitalit

Qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet e mjekimit për zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli – Kapisyzi me një fond prej 3 milionë lekësh.

Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare të 25 korrikut 2023.

Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Mbulimi i shpenzimeve u propozua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

VENDIM

Nr. 441, datë 19.7.2023

PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. MIRA KAPISYZI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, si dhe të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Mira Kapisyzi, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.
2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Lexo më shumë  Haxhiu dekoron senatoren amerikane Joni Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet
në Fletoren Zyrtare.

Rruga Press

YouTube player