Lajme

Sveçla drejtuar policëve të rinj: Jeni shembulli më i ndritur i shoqërisë sonë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se pjesëtarët e policisë, janë shembulli më i mirë i gjeneratave të ardhshme.

Sveçla, tha se të jesh pjesë e Policisë së Kosovës, nuk është vetëm karrierë profesionale por edhe mënyrë jetese.

“Kërkoj ta mbani lart integritetin e policisë, dhe të jeni shembulli më i ndritur i shoqërisë, të cilën po e ndërtojmë me sakrificë. Policia e Kosovës, është familje, të jesh pjesë e saj nuk është vetëm karrierë profesionale por edhe mënyrë e jetesës. Ju do jeni shembull i gjeneratave të ardhshme. Kemi një gjeneratë të re të përkushtuar e të ndershme. Po ashtu, më lejoni të ju drejtohem familjarëve tuaj, të cilët përveç, institucioneve të Kosovës, do të jenë shtylla juaj”, tha ai.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Tutje Sveçla tha se përkundër sulmeve të shumta ndaj Policisë së Kosovës, në veri, ata po qëndrojnë stoik në detyrat e tyre.

“Kohëve të fundit sulmet ndaj policisë janë intensifikuar, në veri policia po përballet me banda kriminale, që po tentojnë të cenojnë paqen rendin dhe sigurinë  e Kosovës dhe qytetarëve. Zyrtarët tanë në muajt e fundit kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me banda dhe me krim. Janë sulmuar janë plagosur por prapë nuk janë zmbrapsur dhe dorëzuar. Përkundër mbi 96 sulmeve të institucioneve të sigurisë, ku policët janë sulmuar e plagosur, ata vazhdojnë suksesshëm në krye të detyrës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player