Lajme

Ironizon Shkëlzen Gashi: Kryeministri i ka kontribuuar tensionimit të situatës me këto dy projektligje

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka reaguar edhe një herë për rrahjen dhe dhunën e djeshme, në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të Partisë Demokratike u përleshën fizikisht me ministra të Qeverisë së Kosovës.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me situatën, duke thënë se ajo u tensionua për shkak të dy vendimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Lexo më shumë  Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)

“Kryeministri i Kosovës i ka kontribuuar tensionimit të situatës, sepse dje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka miratuar dy projektligje – për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Përleshja e djeshme nisi teksa në momentin kur po mbante fjalim kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e PDK-së. Në atë moment, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u afrua te foltorja dhe e lagu me ujë kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, ku më pastaj filloi përleshja fizike.

Lexo më shumë  Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten në Shqipëri nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Rruga Press

YouTube player