Kryeministri Kurti vizitë të beftë në Britaninë e Madhe, takohet me ministrin e jashtëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve që kishte në Bruksel ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe
Kjo vizitë ishte e paparalajmëruar ndërsa sot Kurti është takuar me ministrin e jashtëm të Britanisë, James Cleverly.
Këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti.
“Takim konstruktiv mes kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit të Jashtëm James Cleverly për zhvillimet e fundit në Kosovë. Marrëdhëniet e forta dhe unike mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës u rikonfirmuan edhe një herë”, ka shkruar Kapiti në Twitter.
Constructive meeting between PM Albin Kurti and Foreign Secretary James Cleverly on the latest developments in Kosova 🇽🇰 and WB. Strong and unique relations between 🇬🇧& 🇽🇰 were reaffirmed once again. pic.twitter.com/5OYZQQw5Va
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) June 26, 2023
Rruga Press