Lajme

215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar në jug të Mitrovicës nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër

215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar në jug të Mitrovicës nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër, duke u kthyer sërish në bazë.

Gjatë ditë në rrjetin social, Twitter, kanë qarkulluar video nga marshimi i ushtarëve me shkrimet se gjoja ushtria e Kosovës po shkon në veri.

Por, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka sqaruar se ky ka qenë marshim kondicional të cilin e ka zhvilluar regjimenti i tretë. Ai ka theksuar qartë se marshime të tilla janë të rregullta.

Lexo më shumë  “Nga Belinda në SHISH, krejt ekipi në pranga”/ Pankartat në ditën e 116 të qëndresës: Rama, s’të shpëton më as banda!

“Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, ka deklaruar Mehaj.

Tutje ka sqaruar se përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve e ka Policia e Kosovës, teksa ka lutur që “të mos iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”.

Lexo më shumë  Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK

Rruga Press

YouTube player