Lajme

Serbia i kërkoi Iranit që ta furnizonte me dronë ‘kamikaz’, BE hesht!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se më parë kanë rënë dakord me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dhjetëra dronëve.

Kësaj radhe Serbia ka kërkuar 70 dronë ‘kamikaz’ nga Irani, i cili është në rendin e ditës edhe shitjen e dronëve kamikaze Armenisë.

Duke folur për dronët që kanë blerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Vuçiq tha: “Këta janë drone kamikaze dhe do të jenë në tokën serbe. Shpresojmë t’i dorëzojmë Ushtrisë Serbe dronët e parë kamikaze serbë në pesë deri në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha ai.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Vlen të përmendet se për nismën e re të Serbisë për armatim nuk pati asnjë reagim ndërkombëtar nga vendet e rajonit të Ballkanit, ku tensionet ishin të larta.

Institutit të Mendimit Strategjik, i cili ndjek nga afër rajonin e Ballkanit, në vlerësimin e tij për këtë zhvillim tha si më poshtë:

“Nuk ka pasoja për ata që minojnë paqen në Ballkan. Josep Borrell duhet t’i bëjë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë dërgimin e dronëve “kamikaze” në Serbi.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027 – publikojnë foto nga lufta në Kosovë

Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të përdorin çdo mjet për të parandaluar këto transferime dhe të vendosin sanksione ndaj atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet”.

Rruga Press

YouTube player