Lajme

Ish- deputeti i LDK-së, Naser Osmani dënohet me 3 vjet burgim, për fondin e 3 përqindëshit

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani është dënuar me 3 vjet burgim për rastin e 3 përqindëshit.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Pëgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Naser Osmanit dhe Atdhe Gashi për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shpërdorimi nga neni 257 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, i akuzuarit N.O për shkak të veprës penale Shmangia nga tatimi nga neni 249 paragrafi 1 të KPK-së dhe i akuzuari A.G për shkak të veprës penale Shmangia nga Tatimi nga neni 249 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Naser Osmani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite, për veprën penale Shpërdorimi nga neni 257 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, i cili dënim do ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

I akuzuari Atdhe Gashi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite, për veprën penale Shpërdorimi nga neni 257 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, i cili dënim do ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

Obligohen të akuzuarit N.O dhe A.G që në mënyrë solidare të kompensojnë dëmin 255.398.41 euro, në afat prej 15 dite prej plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Obligohen të akuzuarit që secili veç e veç të paguaj shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 500 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe shumën prej 20 euro në emër të Fondit te Viktimave te Krimit.

Refuzohet akuza për të akuzuarit N.O dhe A.G për veprën penale Shmangia nga Tatimi nga neni 249 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit absolut të veprës penale.

Lexo më shumë  Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

I pandehuri N.O në cilësi të anëtarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë dhe A.G në cilësinë e arkatarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë, në vazhdimësi, përgjate periudhes kohore 2006-2015, në bashkëkryerje, me qëllim për ti sjellur vetit apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme kishin përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë, e cila ju është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera, kontribues në fondin e themeluar atë botë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat ishin transferuat në xhirollogarinë e U-Fork, ashtu që kishin tërhequr Shumën prej 255.398.41 euro në cash dhe nuk e kishin arsyetuar e as dëshmuar tërheqjen e kësaj shume.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Rruga Press

YouTube player