Lajme

Tkurret tregtia e jashtme e Shqipërisë, rënia e eksporteve në nivelin 12%

Vlera e eksporteve në muajin maj ishte 40 mld lekë, duke pësuar rënie me 12%. Efekti negativ ka ardhur nga materialet e ndërtimit, metalet, mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike.

Eksportet e Shqipërisë kanë vijuar rënien dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që e gjithë periudha pesë-mujore të kthehet me tendencë negative.

Mineralet e lëndët djegëse, së bashku me materialet e ndërtimit e metalet kanë ndikuar në këtë rënie. Tekstilet kanë pasur një ritëm më pozitiv, megjithatë mbeten me rritje minimale, ndërsa ecurinë më të mirë e kanë regjistruar eksportet e produkteve bujqësore dhe të makinerive e pajisjeve.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas INSTAT, në maj 2023, eksportet e mallrave arritën vlerën 40 miliardë lekë, duke u ulur me 12 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë pesë-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 196 miliardë lekë, duke u ulur me 5për qind, si reflektim i rënies së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, por edhe zhvlerësimit të euros.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Duke bërë diferencën me vlerën e importeve që arritën 81 mld lekë, defiçiti tregtar i këtij muaji është 41 mld lekë, me rritje 18%, krahasuar me majin  2022.

Rruga Press

YouTube player