Lajme

Rrëmbimi i tre efektivëve të Kosovës pushton Kuvendin e Shqipërisë. Dogjani: Kuvendi të dënojë akt e rëndë të Serbisë. Nikolla i ndërpret fjalën

Rrëmbimit i tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat “Kobra” të të Serbisë ka pushtuar Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti demokrat Asllan Dogjnai i irrituar nga ndërprerja e fjalës nga ana e Kryetares Lindita Nikolla, mori fjalën me forcë dhe nga foltorja bëri thirrje që Kuvendi të dalë urgjentisht me një qëndrim të unifikuar dhe të dënojë këtë provokim të Serbisë.

Ndërsa ai fliste punonjësit e Gardës e kanë rrethuar, por ai nuk ndaloi.

Me tone të forta Dogjani i kërkoi qeverisë që të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm sa i takon çështjes së Kosovës, ku dje 3 policë shqiparë u morën peng.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Kemi një situatë të agravuar në veri të Kosovës, tre policë janë rrëmbyer me forcë nga forcat e Serbisë.

I kërkoj Komisionit të Jashtëm të mblidhet në mënyrë që Kuvendit të dalë me një qëndrim dhe të dënojë këtë agravim të provokuar nga Serbia.

Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim.”, deklaroi deputeti Asllan Dogjani.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Tensionet në Kosovë edhe deputeti Tomor Alizoti propozoi qe të futen në rend dite

Gjithashtu Alizoti u shpreh se nga momenti në moment kriza në Kosovë mund të agravojë dhe se Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë çështje.

“Kriza e Kosovës po merr përmasa. Rëndësia sot edhe në media botërore është kriza në Kosovë e cila mund të agravojë. Shqipëria me përvojën e saj diplomatike duhet ta ketë rend dite. Ata janë vëllezërit tanë. Merreni seriozisht këtë gjë. Kriza atje po degradon. Kriza prodhon krizë”, tha ndër të tjera Alizoti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *