Jep dorëheqje Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se të premten pranoi nga Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.
Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftim.
Rruga Press

