Opinion/Aktualitet

Çfarë duhet të mësojnë fëmijët nga qëndrimi i Ramës?

Nga Sead Zimeri

Që të bësh gjënë e duhur, të qëndrosh për atë që është e drejtë është një recetë për katastrofë. E drejta, drejtësia dhe shteti i së drejtës nuk kanë rëndësi, veçanërisht nëse kemi miq të fortë. Sundimi i ligjit është i dobishëm vetëm në masën që mund të kontrollojmë të dobëtit, por kurrë nuk duhet ta zbatojmë atë kundër vetes tonë. Që demokracia është mirazh. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi nuk është se kush ka të drejtë, por kë njohim dhe me kë jemi miq.

Pse atëherë pretendojmë se befasohemi kaq shumë që ne si popull nuk respektojmë rregullat dhe ligjet? Që të fuqishmit në mesin tonë veprojnë sikur ligji nuk i prek dot? Që çfarëdo pak pushteti që kemi mbi dikë, mund ta përdorim kundër tyre! Mund t’u bëjmë çfarë të duam atyre me më pak pushtet, sepse nuk ka drejtësi, dhe nëse ka, nuk ka rëndësi.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Ky është mësimi që ne u mësojmë fëmijëve tanë, studentëve tanë, jo me fjalë, natyrisht, por me shembull. Përpiquni të qëndroni për atë që është e drejtë dhe do të dënoheni, sidomos nëse kjo shkon kundër atyre me pushtet.

Mos u anko kur kjo sjellje pasqyrohet në shoqëri, ku mësuesit ngacmojnë nxënëset, ku burri dhunon gruan, ku gruaja keqtrajton fëmijët e saj, ku punëdhënësit shfrytëzojnë maksimalisht punonjësit e tyre, ku policia të rrah dhe të vret në burg, ku më i madhi nuk respekton të voglin, ku nxënësi godet mësuesin sepse vjen nga familje e fuqishme. Mos u anko dhe mos kërko të drejtë pra kur të dhunon ai që ka më shumë pushtet!

Lexo më shumë  Dialog?! Për çfarë? Për ta rikthyer Serbinë në Kosovë?

Ky është mësimi që u japim fëmijëve tanë. Se nuk ka të drejtë dhe të padrejtë përveç asaj që legjitimon pushteti.

“Shqipëria është bashkësia evroatlantike.”

Ka një kurs perplasje, jo me ne, jo me ne! Bashkësia evroatlantike mund të vendosë që keyeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjė derë. Derën në Shqipëri e ka të hapur, pavarësisht se ne jemi pjesë e asaj bashkësie, dhe i themi asaj bashkësie, jo, na falni, se ne nuk e zbatojmë!”

Edhe Rama si Kurti, i gatshëm për çështje parimore dhe kombëtare me sfidu bashkësinë evroatlantike!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *