Opinion/Aktualitet

Gjuha disa javore kundër proceseve demokratikë dhe sundimit të ligjit në Kosovë ka trimëruar individë dhe shtete banditë

Nga Hysamedin Feraj

Gjuha disa javore kundër proceseve demokratikë dhe sundimit të ligjit në Kosovë ka trimëruar individë dhe shtete banditë:

– Fajësimi disa javor i zbatimit të të drejtave dhe detyrave që dalin nga procesi zgjedhor i ligjshëm, fajësimi i zbatuesve të ligjit dhe mbrojtësve të tij, nga banditët është kuptuar (gati me të drejtë) si leje, madje thirrje për dhunë kundër forcave të rendit: qoftë polici e Kosovës, qoftë KFOR apo EULEX.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

– Faktori ndërkombëtar dhe opozita në Kosovë do të kontribonin për uljen e tensioneve po të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes kundër proceseve dhe procedurave demokratike, kundër sundimit të ligjit dhe kundër forcave të rendit, veçanërisht kundër policisë së Kosovë.

– Pa këtë kontribut të botës demokratike, banditët ordinerë dhe autokratët e rajonit do të rrezikojnë secilën herë e më shumë paqen dhe sigurinë në rajon, jetën e qytetarëve të pafajshëm dhe zbatuesve të ligjit.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *