Lajme

Zyrtarja e BE-së kërkon dorëheqjen e Borrellit për shkak të Kosovës

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për qasjen ndaj Kosovës.

Ajo i është drejtuar Borrellit se po do të sanksionojë një shtet nga i cili janë kidnapuar tre policë nga njësitë e Serbisë, por se këtë të fundit e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të saj.

Lexo më shumë  Partitë politike shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit

Schneeberger ka kërkuar që Borrelli të japë dorëheqje menjëherë.

Ndërsa, ka deklaruar se Evropa duhet të qëndrojë me Kosovën.

“Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Veturat e përdorura gjatë sulmit në Banjskë çojnë te një varg tenderësh të dyshimtë në Serbi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *