Lajme

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Milun Milenkoviqit për sulm terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it Millun Milenkoviq, i njohur si Llune.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Milenkoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprës penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës Dejan Pantiq.

Ministri Sveçla kishte thënë se Milenkoviq, është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *