Lajme

Deputeti gjerman: Arrestimi i kreut te Mbrojtjes Civile i nevojshëm

Thomas Hacker, raportues i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestagun gjerman  e ka përshëndetur arrestimin e kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita (Mbrojtja Civile): “Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, ka deklaruar Hacker në një  deklaratë për media, shpërndarë te marten pasdite në Berlin.

“Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”, shkruan më tej politikani liberal dhe shton es “ngjarjet e 30 majit 2023, nuk duhet të mbeten pa pasoja. Sulmet duhet të zbardhen plotësisht duke respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. Kjo parandalon që akte të tilla frigane të bëhen të pranueshme nga shoqëria.”

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Policia e Kosovës kishte arrestuar të martën kreun e Mbrojtjes Civile paraushtarake në pjesën veriore të Mitrovicës, njoftoi ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në Twitter. 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *