Lajme

Sali Berisha: Rama me urdhër të Vuçiqit anuloi takimin me Qeverinë e Kosovës

Lideri opozitar në Shqipëri, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes së qeverive të dy shteteve shqiptare që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë të mërkurën.

Rama në një konferencë për media njoftoi për anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës e Shqipërisë.

“Rama me urdhër të Vuçiqit anulon takimin me Qeverinë e Kosovës! Në një akt antikombëtar prej argati të neveritshëm të serbomadhit Vuçiqit, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anulimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga Qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiq, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish-shefit të kundërinteligjencës së New York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhe kryesore Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se dënon ashpër ndërhyrjen e Ramës në punët e brendshme të Kosovës.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiq. Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdo përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthimin në agjendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Berisha.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *