Lajme

Venecia?! Jo, Tirana. Mjaftuan pak minuta, shihni si u përmbytën rrugët në kryeqytet

Vetëm pak minuta shi dhe shumë rrugë të kryeqytetit i ngjanin pamjeve sikur ishe në Venecia. Mes surprizave që po bën moti në këtë periudhë, qytetarëve iu është dashur që të përballen dhe me rrugët e përmbytura.

Siç shihet nga pamjet e publikuara qytetarët lëvizin me qese mbi kokë, si për t’u mbrojtur nga shiu.

Lexo më shumë  Për herë të katërt në tri ditë, Vuçiqi kërcënon sërish me Ibrin

Më të vështirë e kishin drejtuesit e motorëve, të cilët u dorëzuan para përmbytjeve, duke lëvizur në këmbë. Me këto pamje duket sikur jemi larg stinës së verës, ku edhe kjo javë është parashikuar me mot me vranësira e reshje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *