Lajme

Shfrytëzimi i të miturve në punë, thirrje për mbrojtje dhe ndëshkimin e atyre që shkelin ligjin

Puna e fëmijëve vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për vendin tonë. Në ditën botërore kundër punës së fëmijëve, shoqëria cilive marshoi me pankarta në duar kundër shfrytëzimit të tyre ndërsa kërkuan sensibilizimin edhe të institucioneve shtetërore

YouTube player

Me bilbilë sinjalizues shoqëria civile marshoi nga sheshi ‘Nënë Tereza’ në drejtim të kryeministrisë për të shprehur sensibilizimin dhe rikthimin e vëmendjes për fëmijët që shfrytëzohen.

Raportet e zhvilluara nga CRCA kanë treguar se ekziston një fenomen shqetësues i shfrytëzimit të fëmijëve dhe të rinjve në moshë të re nëpër vende të ndryshme të punës.

Lexo më shumë  Ndalet kontrabandimi i medikamenteve, Dogana i gjen në gomat rezervë të veturës

“Mbi 7% e fëmijëve në Shqipëri sipas të gjitha statistikave zyrtare janë fëmijë që punojnë, që kujdesen për fëmijë të tjerë, kujdesen për familjen, që sot shfrytëzohen për punë për të mbajtur me bukë familjen e tyre,” tha ai.

Në raport theksohet se ky fenomen shkel të drejtat themelore të fëmijëve dhe të rinjve, duke u penguar ata të kenë një arsimim dhe të zhvillojnë potencialet e tyre në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurtë.

Lexo më shumë  “Arnat” e radhës për rrugën Tiranë-Durrës në nisje të sezonit turistik

“Sot fëmijët i shikojmë të shfrytëzohen në mes të Tiranës, të qyteteve tona, në bujqësi, miniera bashëk me prindërit e tyre ndërkohë që autoritetet kanë vendosur të mbyllin sytë,” tha ai.

Teksa prej vitesh e ka ngritur këtë shqetësim deri më tani duket se nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse ndaj thirrja e tyre është që të monitorohen të tilla raste dhe të ndëshkohet cdo kush që shkel ligjin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *