Lajme

Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiqin në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me serbët nga Kosova lidhur me situatën aktuale në Kosovë. Ata e kanë informuan presidentin serb se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri, raporton transmetuesi publik serb, RTS.

Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – thanë pas takimit se shkuan në Beograd për të informuar Vuçiqin lidhur me situatën “jashtëzakonisht të vështirë” jo vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.

Vetë Vuçiqi kishte paralajmëruar se do të takohej me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nga 9 deri më 12 qershor.

“Ne informuan presidentin se po vazhdojmë protestat paqësore dhe demokratike. Sot është dita e 17-të e protestave. Qytetarët tanë po qëndrojnë 24 orë në ditë për të luftuar për të drejtat e tyre legjitime, ligjore dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Milloviqi.

Lexo më shumë  “Ishim gati, por s’na pyetën fare” – Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Që nga 26 maji, në komunat në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hyn në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Më 29 maj, tensionet kulmuan me përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.

Kurti, ndërkaq, ka thënë se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri. Ai ka thënë se “grupet kriminale”, që mbështeten nga Beogradi dhe po organizojnë protestat në veri, duhet të përballen me drejtësinë ose të kthehen në Serbi. Po ashtu, ai ka thënë se është i hapur që të organizojë zgjedhje të reja në veri, por fillimisht duhet të ndërpriten trazirat, e më pas Kosova do të zvogëlojë praninë e policisë në ndërtesat komunale.

Lexo më shumë  Të huajt punësohen në Shqipëri: S’do qëndrojnë gjatë, shkak informaliteti

“Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, ka deklaruar Kurti më 7 qershor.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit. Votimet u bojkotuan nga partitë serbe dhe popullata lokale serbe. /Rel

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *