Macroni e Scholzi duan takim me Kurtin e Vuçiqin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz duan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë javë.
Macron ka bërë të ditur në një konferencë për media nga Bratislava të mërkurën se ai shpreson që bashkë me Scholzin të takohen me Kurtin e Vuçiqin këtë javë.
Kurti sot në kryeqytetin sllovak u takua me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, të cilëve iu bëri të ditur se për ta qetësuar situatën në veri duhen larguar së pari protestuesit e dhunshëm.
Rruga Press