Opinion/Aktualitet

Greqia po shkon drejt zgjedhjeve të reja

Ligji Zgjedhor në Greqi i propozuar në vitin 2004, respektivisht aneksi i tij mbi “përfaqësimin proporcional të përforcuar” i mundëson partisë që fiton numrin më të madh të mandateve në parlament i jepet një numër shtesë mandatsh (bonus).


Nga Sadri Ramabaja


Në Greqi dje ishin zgjedhjet parlamentare. Në orët e mbrëmjes, tek ishin numruar 90 përqind e kutive të votimit, partia konservatore e zotit Mitsokais, “Demokracia e Re” i printe listës me një diferencë prej 20% nga openentja e saj, partia e majtë SYRIZA.
Megjithatë, sipas sistemit të tanishëm zgjedhor të përfaqësimit proporcional, 40% e votave të hedhura për Partinë “Demokracia e Re” nuk mjaftojnë për të siguruar shumicën në parlamentin me 300 vende. Prandaj kryeministrit Mitsotakis i duhet një partner koalicioni, ose e presin zgjedhjet në korrik.

Pas fitores së qartë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet parlamentare në Greqi, e qartë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Ndërkohë mësohet se partia konservatore Nea Dimokratia (ND) mori 40.8 për qind të votave, por pavarësisht performancës së mirë nuk mjaftoi për një shumicë absolute. Mitsotakis që në paraqitjen e paër pas publikimit të rezultateve, e bëri të qartë se në vend të një koalicioni qeverisës, ai po mbështetet në zgjedhje të reja për të qenë në gjendje të qeverisë i vetëm.
Mundësia që gjithë spektri tjeëtr në krye me SYRIZA-n ta krijojë qeverinë është pothuajse e pamundur.
Në zgjedhjet e së dielës, konservatorët fituan 20 pikë përqindjeje më shumë se partia e majtë Syriza e Alexis Tsipras, e cila mblodhi rreth 20 për qind të votave. Partia e moderuar e majtë e Nikos Androulakis Pasok-Kinal fitoi 11.5 përqind të votave.
Fitorja e qartë e ND ishte një “tërmet politik”, sipas fituesit të zgjedhjeve. Blloku i tij mori 146 nga 300 vendet parlamentare, pesë vende të tjera nevojiten për të formuar një qeveri njëpartiake.
Në funksion të shumicës absolute të humbur, Mitsotakis përballet me alternativën: ose të kërkojë negociata të vështira për koalicionin ose zgjedhje të reja. Ai, shih për këtë, e bëri të qartë të dielën se cilin opsion preferon. “Duke filluar nga nesër, ne do të luftojmë së bashku për të siguruar që ajo që qytetarët kanë vendosur tashmë (…) të konfirmohet edhe matematikisht në zgjedhjet e ardhshme.”
“Deus ex machina” e ligjëvënësve grek
Duke e pasur parasysh mundësinë reale të bllokimit të krijimit të qeverisë, futjes së vendit në krizë politike e rreth vicioz, respektivisht ripërsëritjeve të zgjedhjeve për tekat e partive të vogla, konform interesave nacionale, ligjëvënësit grek kanë aprovuar ligjin që i krijon sistemit politik grek zgjidhje optimale. Ligji Zgjedhor në Greqi i propozuar në vitin 2004, është paisur me çelësin specifik q e kanë pagëzuar me nocionin juridiko-politik “përfaqësimi proporcional i përforcuar”.
Sipas këtij aneksi ligjor, partisë që fiton numrin më të madh të mandateve në parlament, i jepet një numër shtesë mandatesh (bonus), duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë dhe qeverisjes demokratike në vend. Ky aneks i ligjit ia mundëson partisë fituese krijimin e një qeverie të pavarur, pra pa pasur nevojë imediate për partnerë koalicioni.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Humbësi i zgjedhjeve Alexis Tsipras, i cili qeverisi vendin nga 2015 deri në 2019, me sa duket pret zgjedhje të tjera. “Cikli zgjedhor nuk ka përfunduar ende”, tha ai pas publikimit të rezultateve të para. “Lufta e radhës do të jetë “vendimtare”.

Paralajmërimi i rivalit
Megjithë fitoren relativisht të thellë të Mitsotakis, rivali i tij kryesor dhe pararendësi Tsipras paralajmëroi se shifrat rozë të konservatorëve përgënjeshtronin varfërinë në rritje në Greqi dhe pagat nuk mund të vazhdonin të përballonin koston në rritje të artikujve elementar.

Çështjet kryesore të fushatës zgjedhore ishin kostoja e jetesës dhe vendet e punës. Përplasja shkatërruese ballë për ballë midis dy trenave në shkurt, në të cilën humbën jetën 57 persona, duket se nuk luajti farë roli të ndjeshëm në fushatën zgjedhore.
Qeveria e cilësoi si gabimin njerëzor këtë tragjedi dhe duket se çështja është mbyllur me kaq! Por se kush është përgjegjës për rrjetin famëkeq e të varfër të sistemit hekurudhor të Greqisë, në të cilin nuk është investuar për vite me radhë, nuk flet askush nga ish zyrtarët.
Pjesëmarrja në votime të dielën ishte 60 për qind. Pothuajse dhjetë milionë votues me të drejtë vote u thirrën në zgjedhje, duke përfshirë 440,000 votues për herë të parë.
Modeli zgjedhor sipas të cilit u mbajtën këto zgjedhje më 21 maji, nuk përfshin përfaqësuesit shtesë të bonusit; ai bazohet në modelin zgjedhor proporcional.
Siç shkruan njohsi i sistemit zgjedhor politk në Greqi, Dr. Tomi Dimitrovski [IFIMES], qeveria aktuale e udhëhequr nga Mitsotakis ka rivendosur ligjin e vjetër zgjedhor në 2020 me disa modifikime të vogla. Kjo do të thotë se zgjedhjet e ardhshme (sa herë që mbahen pas 21 majit) do të mbahen duke përdorur modelin tradicional me një sistem disi të modifikuar të “përfaqësuesve bonus” për fituesin. Kjo do të thotë se, nëse partia fituese fiton 25% të votave do të marrë një bonus prej 20 përfaqësuesish, dhe nëse fiton 40% (nëse fiton 38% për të qenë më konkret), do të marrë një bonus prej 50 përfaqësuesish. Një simulim i thjeshtë për zgjedhjet aktuale të planifikuara për 21 maj, me shpërndarjen aktuale të pushtetit, do të ishte si vijon: nëse fituesi i zgjedhjeve fiton rreth 42% të votave, sipas legjislacionit aktual fituesi do të kishte 126 përfaqësues, ndërsa sipas ligjit të vjetër, i cili do të jetë në fuqi nga zgjedhjet e ardhshme (për shembull në korrik 2023), do të kishte 158 përfaqësues (mandate).

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Pse modeli i aneksit të ligjit zgjedhor grek i duhet Kosovës
Rezultati i zgjedhjeve të sotme e bën këtë përspektivë të skemës politike edhe më të qartë. Përlogaritja e ligjëvënsve duket se ka marrë në konsideratë mundësitë reale maksimale të forcës së parë politike të spektrit aktual. Shih për këtë, presioni nga partitë e vogla për krijimin e koalicionit konform rezultateve të këtyre zgjedhjeve, pritet të jetë më i vogël. Pavarësisht kësaj, efekti i aneksit të ligjit zgjedhor të quajtur ““përfaqësimi proporcional i përforcuar” vihet re që tani. Ndërkaq në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më fuqiplotë.
Në këto zgjedhje garuan edhe shtatë kandidatë me origjinë shqiptare në formacione të ndryshme politike. Shumica e tyre të rreshtuar në forcat e majta greke.

Ky model i këtij aneksi të ligjit grek, do të kishte efekte të dyfishta në rastin e Kosovës:
Së pari, do t’i bënte aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që nëdrlidhen me zgjedhjet, atë për përcaktimin e “grupit më të madh parlamentar” dhe aktgjykimin pasues që përmbyste të parin, të paqenë, duke i dhënë një leksion të mirë vetë Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq efekti i dytë pozitiv që do të prodhonte kjo ndërhyrje e Parlamentit të Republikës në Ligjin për Zgjedhjet, duke aplikuar këtë “Deus ex machina” sipas modelit grek, do ta forconte demokracinë përfaqësuese, duke i disiplinonte partitë e vogla, që në Kosovë kanë pretendime të mëdha edhe atëherë kur nuk kanë më shumë se 7% të votave të elektoratit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *