Bota

Partneriteti strategjik Kinë-Rusi, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit

Kryeministri kinez Li Qiang ka vlerësuar partneritetin strategjik mes Pekinit dhe Moskës, gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në atë që njihet si Salla e Madhe e Popullit me homologun rus Mikhail Mishustin, i cili u prit me një ceremoni madhështore të mbajtur në sheshin Tienanmen.

Dy palët, sikurse kanë raportuar mediat kineze, kanë firmosur një protokoll bashkëpunimi për tregtimin e produkteve dhe shërbimeve mes tyre, në kuadër të një seri marrëveshjesh ekonomike dhe infrastrukturore.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

“Nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shteteve tona, partneriteti strategjik global mes Kinës dhe Rusisë në këtë epokë të re është dhe do të çohet në një nivel më të lartë”, ka deklaruar kryeministri Li.

Në të njëjtën linjë, Mishustin ka përshëndetur marrëdhëniet “e paprecedenta” dypalëshe, pavarësisht presioneve të forta të Perëndimit.

Kina është partneri kryesor tregtar i Rusisë, me shkëmbimet mes dy vendeve që kanë arritur shifrën rekord prej 190 miliardë dollarësh në vitin 2022 dhe që sipas të dhënave të institucioneve kineze është e destinuar të kalojë kuotën e 200 miliardëve këtë vit.

Lexo më shumë  SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë

Edhe përmasat e investimeve mes dy vendeve është në përmirësim të vazhdueshëm, ndërsa projektet strategjike në shkallë madhore po avancojnë në mënyrë konstante, ka shtuar kryeministri Li.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *