Lajme

Qyteti pa farmaci, mbi 3000 banorë të Pustecit duhet të udhëtojnë për të blerë ilaçe

Pusteci mbase është qyteti i vetëm në Shqipëri që nuk ka asnjë farmaci. Largimi masiv i popullatës ka bërë që asnjë person mos ketë interes të investojë në këtë biznes, ndërkohë që banorët këtu në rast se sëmuren dhe kanë nevojë për ilaçe u duhet të shkojnë drejt Korçës për t’i marrë ato, duke shtuar shumëfish kostot.

Në këtë bashki jetojnë më shumë se 3000 banorë, të cilët për të siguruar medikamente për sëmundje të ndryshme u duhet ose ti’ porosisin tek të afërmit që ndodhen në Greqi dhe Maqedoni, ose duhet të shkojnë në qytetin më të afërt.

Lexo më shumë  BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

“S’ka farmaci këtu more djalë. Fare s’ka. Doktorët na i sjellin nga Korça”, thotë një e moshuar.

“Farmaci këtu nuk ka në fshatin tonë. Shkojmë i marrim ilaçet në Korçë. Vështirë është, po ç’të bëjmë. Të zuri gripi, s’ke ç’bën këtu. Nga halli shkojmë në Korçë, e gjitha zona nuk ka farmaci këtu, prej goxha vitesh”, shprehet një tjetër banor.

Vetë kryetari i bashkisë së Pustecit thekson se ka negociuar me kompanitë private, por shumica e tyre nuk investojnë për shkak edhe të largësisë së zonës.

“Unë kam bërë disa biseda me disa kompani. Është distanca nga qendra që i ka frenuar në një farë mase, se ata bëjnë llogaritë e tyre. Unë kam marrë përsipër në ambientet e bashkisë së re që do të ndërtohet t’i lë një ambient me një qira simbolike, në qoftë se ndonjë do jetë i interesuar të ofrojë këtë shërbim pranë qendrës”, thotë kryebashkiaku Pali Kolefski.

Lexo më shumë  Rama “i tërbuar” nga investigimi i medias italiane, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

Sipas banorëve, farmacia që ka qenë në këtë njësi administrative përpara se të bëhej bashki, u mbyll pak pas viteve 90’ dhe që prej asaj kohë banorët e kësaj zonë nuk kanë një farmaci për të marrë ilaçet për sëmundje të ndryshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *