Shehu: Scholzi godet projetin rus të “Ballkanit të Hapur”, në BE vetëm përmes Procesit të Berlinit
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në Gjermani më 7 mars.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu shprehet se komunikimi zyrtar i kabinetit të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ishte goditës për Ramën, referuar deklaratave për Malin e Zi dhe “Ballkanin e Hapur”.
“Rama në Berlin për t’i shkulur “veshin””! Shumë i kritik dhe goditës për Ramën komunikimi zyrtar i kabinetit të Scholz!
I përcaktohet në detaje dhe agjenda kryesore për datën 7 Mars, për të shkuar aty si “fajtor” me një vërejtje të rëndë, për gabimet e tij, kur thuhet:
“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synim rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit, për Ballkanin Perëndimor”.
Një “shuplakë” kjo mbas deklaratave të papërgjegjshme të tij në Mal të Zi për “Ballkanin e Hapur”.
Asnjë fjalë për atë sajesë vuçiçiane. Pra, jo projekteve të Serbisë me interferencat ruse në ato, si ai i allias “Jugosllavia e Re”, që maskohet mbas termave “Ballkan i hapur”.
Vetëm projektet e BE-së, si “Procesi i Berlinit”! Një paralajmërim direkt diplomatik ky ndaj Ramës & Co, si zëdhënës të Vuçiçit…
Apo si promovues të “sallatës ruse” “Ballakan i Hapur”. Njëlloj është!
Nuk e di nëse Rama do të shkojë me “autokritikë” të përgatitur për të shprehur pendimin e tij. Por një gjë, sigurisht, do të bëjë: Do të qëndrojë me “kokën poshtë”, ndërsa “ndëshkohet” me shumë të drejtë.
Se Shqipëria e Ballkani Perëndimor kanë nevojë për Projektet e BE-së dhe vendeve të saj anëtare, me Brukselin në “krye të tavolinës”.
Projekte të bashkëpunimit rajonal këto, që kanë mbështetjen e të 6 vendeve tona. Që kanë garancitë edhe financiare nga BE-ja. Që shtyjnë Rajonin drejt Europës, e jo për diku në Lindje, siç synon “Ballkani i hapur” i Serbisë”, shprehet deputeti i PD-së, Tritan Shehu.
Rruga Press